9.5 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 12-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se kreu vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bequk të komunës së Vushtrrisë, ku një 12-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur sot, ku rreth orës 14:00, vëllai i të ndjerit e ka gjetur 12-vjeçarin në një dhomë të shtëpisë, teksa dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë gjuetie.


Sipas burimeve të Sinjalit, ende nuk dihet nëse vetëvrasja është kryer me dashje apo gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

Rasti është denoncuar në Polici, të cilët kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit, teksa vdekjen e të miturit e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT