3.6 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

Tragjike: Fëmija rreth 1 vjeç vdes pas zjarrit në Prizren – tre të tjerë u shpëtuan

Si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një shtëpi në Prizren, ka humbur jetën një fëmijë rreth 1-vjeçar.

Rastin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Fëmija dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e thithjes së tymit.

“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit”, thuhet në konfirmim.

Ndërkohë tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

Sipas Bytyqit, shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore.

TË FUNDIT

TË FUNDIT