10 C
Mitrovice
E martë, 24 Mars, 2026

Tragjedia në Podujevë, raportohet se gruaja e axhës nuk u vra aksidentalisht: Fjalët kanë qenë për martesë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rasti tronditës që ndodhi të dielën në Majac të Podujevës, ku tre persona mbetën të vrarë.

Ardita Gashi privoi nga jeta Ilaz Brahimin, me të cilin pretendohet se ishin në një njohje, dhe gruan e axhës së saj. Edhe e dyshuara vdiq si pasojë e plagëve që ia shkaktoi vetes me armë zjarri.

Sipas burimeve të Klanit, Brahimit ia kishte rekomanduar 31-vjeçaren një shok i tij, teksa theksohet fakti se gruaja e axhës që po ashtu u vra, ka pasur rol në këtë raport.

Atë komunikim që kisha unë me familjarët, me njerëz të afërt, me burime shumë të sigurta, Brahimit kjo vajzë iu ka rekomanduar nga nja shok i tij. Këta janë nisur për t’u martuar. Fjalët ishin për martesë. Se janë takuar dy herë kjo është e konfirmuar. Dhe arsyeja mbase pse janë takuar për herë të dytë, ka qenë për t’i thënë që nuk dua ta vazhdojmë lidhjen më tej, sepse kjo gruaja e axhës ka pasur një rol”, tha Bajrami-Gashi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT