20.7 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Tragjedi në Shqipëri: Vdes në Lezhë 23-vjeçari nga Kosova, kishte shkuar për pushime me familje

Një 23-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të shtunë në Lezhë, teksa ndodhej me pushime me familjen.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT