8.1 C
Mitrovice
E enjte, 23 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Tragjedi: Kosovari 29 vjeç vdes në vendin e punës, u godit nga krani

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën “Pjetër Bogdani”, në afërsi të shkollës “Mehmet Akif”, ku një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, derisa viktima po punonte në terren.

Krahu i kranit që po barte materiale dyshohet se e ka goditur atë, duke e rrëzuar nga lartësia në tokë.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është Lendrit Fetahaj, nga fshati Skivjan i Gjakovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia e Kosovës dhe inspektorati i punës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti tragjik.

TË FUNDIT

TË FUNDIT