Vlora Çitaku është gruaja më e votuar nga Partia Demokratike.
Ajo në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë 30 mijë e 11 vota.
E dyta më e votuar është Sala Jashari, duke mbledhur deri tani 29 mijë e 277 vota.Pas saj e treta vjen Ganimete Musliu, me 23 mijë e 571 vota.
E, Musliun e pason kandidatja Blerta Deliu-Kodra, e cila ka marrë 16 mijë e 743 vota.Ndërsa, e pesta në këtë listë është Ariana Musliu Shoshi, me 15mijë e 791 vota deri më tani.