15.1 C
Mitrovice
E enjte, 22 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Tomë Gashi i del në mbrotje Albin Kurtit dhe tallet me ata që po e quajnë spiun i Rusisë dhe Serbisë: “Ju ka mujt 8 me 2”

Avokati Tomë Gashi ka reaguar përmes një postimi publik në mbështetje të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke dënuar ashpër fyerjet dhe akuzat që i janë bërë ndaj tij nga disa individë.

Sipas Gashit, vetëm një numër shumë i vogël njerëzish – jo më shumë se dy apo tre – janë ata që vazhdimisht, siç shprehet ai, “e fyejnë veten duke e quajtur Albinin me lloj-lloj epitetesh”, të cilat sipas tij, më shumë u përshtaten vetë atyre që i përdorin.

Ai thekson se pretendimet se Kurti është “argat i Serbisë apo Rusisë” janë të pabaza dhe vetëm sa e diskreditojnë vetë akuzuesin. “Populli e di kush është Albin Kurti dhe kush janë ata që e akuzojnë,” shkruan Gashi.

Avokati gjithashtu përkujton rezultatin zgjedhor, duke theksuar se Kurti ka fituar mbështetjen e 400 mijë qytetarëve dhe ka siguruar 48 deputetë në Kuvendin e Kosovës, në krahasim me vetëm tre apo katër të kundërshtarëve të tij politikë. Ai pyet retorikisht se me kë janë ata qindra mijë qytetarë që e kanë votuar Kurtin, nëse sipas kundërshtarëve të tij ai është “spiun”.

Në fund të reagimit, Gashi u bën thirrje kritikëve që të ndalen dhe të reflektojnë, duke shtuar se “është për të ardhur keq se në çfarë deregjie kanë rënë për pak pushtet dhe shumë para”, dhe se miliona shqiptarë ndihen të turpëruar për sjelljen e tyre.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT