17.1 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Tomë Gashi i del në mbrojtje Bahtirit për deklaratën ‘vëllavrasje’: Po tentoni t’ia dëmtoni imazhin

Tentim për t’ia dëmtuar imazhin, i ka quajtur avokati i VV’së, Tomë Gashi kritikat dhe hetimin e Prokurorisë ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, lidhur me deklaratën e tij ku përmend ‘vëllavrasjen’, shkruan Gazeta Metro.

Gashi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Gashi ka thënë se vet Bahtiri, i ka dhënë sqarimet e duhura për këtë deklaratë.

“Pra këtu jo që nuk ka asnjë element të veprës penale nga neni 141 i Kodit Penal të Kosovës, por ka vetem tentim të dëmtimit të imazhit të tij të Kryetarit shumë të sukseshem të Mitrovicës dhe të Lëvizjës VETËVENDOSJE”, ka shtuar ai tutje.

Postimi i plotë:

Në cilësin e Avokatit të Kryetarit AGIM BAHTIRI, i cili është edhe zyrtar i lartë i Lëvizjës VETËVENDOSJE ! ju njoftoj se ai për këtë deklarat ka dhënë sqarimet e duhura,dhe dëgjojeni vet,ai thotë…mos hyni në një konfliket vëllavrasje.Pra këtu jo që nuk ka asnjë element të veprës penale nga neni 141 i Kodit Penal të Kosovës, por ka vetem tentim të dëmtimit të imazhit të tij të Kryetarit shumë të sukseshem të Mitrovicës dhe të Lëvizjës VETËVENDOSJE! Vlerësone vet!./gazetametro.net

https://www.facebook.com/dukagjinirtv/videos/590747431783818/

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT