6.1 C
Mitrovice
E premte, 6 Shkurt, 2026

Tmerr në Francë, 23 vjeçari kosovar e ther me thikë dhe e vret të dashurën e tij në sy të vajzës 4 vjeçe

Një kosovar, i identifikuar si Liridon B., ka qëlluar me thikë për vdekje të dashurën e tij, shkruan Gazeta Metro.

Sipas raportimeve të mediave franceze, rasti ka ndodhur në Hayange Moselle në Francë.

Mediat franceze shkruajnë se Liridon B., është 23 vjeçar nga Kosova ndërsa i njëjti ka qëlluar pesë herë me thikë partneren e tij Stephanie në sy të vajzës së tyre 4 vjeçe dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia dhe shërbimet mjekësore kanë shkuar pranë të resë, por pavarësisht përpjekeve të tyre, 23-vjeçarja nuk ia doli dot mbanë dhe ndërroi jetë.

Autori i ngjarjes, i cili ndodhej në Francë me leje qëndrimi është një person i njohur për policinë për shkak të ngjarjeve në të cilat është përfshirë.

Christian Mercuri, prokurori publik i Metz, është shprehur se ai ka kryer më shumë se 20 vepra penale, në lidhje me dhunë dhe shpërndarje të trafikut të drogës. Shqiptari nga Kosova u la i lirë nga burgu në 12 maj dhe u vendos me një byzylyk të thjeshtë elektronik në arrest shtëpie.

Pak orë pasi vrau partneren e tij, ai u vu në pranga dhe tashmë ndodhet në paraburgim. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT