4.1 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Mars, 2026

Tingujt e këngës “Mora fjalë” dëgjohen edhe në Brunei, presidentja Osmani publikon pamjet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në Brunei, ndërsa është pritur me nderime të larta.

E para e shtetit, e ka quajtur një moment historik vizitën atje që thekson miqësinë dhe respektin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Bruneit.

E sot, Osmani në një postim në Facebook ka ndarë pamje ku orkestra mbretërore e Bruneit interpreton këngën “ Mora fjalë”.

“Mora fjalë’ solli në zemër të Brunei Darussalam tingujt e kësaj kënge emblematike, të performuar kësaj radhe nga orkestra mbretërore e Bruneit, duke dëshmuar respektin për sakrificën e Kosovës si dhe fuqinë e kulturës përtej kufijve”, shkruan Osmani.

TË FUNDIT

TË FUNDIT