Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj pas ndërprerjes së seancës së 51-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit ka akuzuar Albin Kurtin e VV-së për bllokadën politike në të cilën është futur Kosova.
Kadrijaj pas ndërprerjes së seancës, qëndroi në sallë kur prezentë ishin edhe deputetët e PDK-së dhe LDK-së.
Ajo tha se ka ngelur edhe një seancë sipas afatit 48-orësh, Qeveria Kurti duhet ta konstituojë Kuvendin e Kosovës “përndryshe do ta shkelë Kushtetutën dhe do cenojë rendin kushtetues””.
“Zoti e bekoftë këtë popull dhe e ruajtë prej Albin Kurtit’, tha mes tjerash, Kardijaj në fjalimin e saj./Reporteri.net/