Dy xhami në Prishtinë kanë qenë cak i vjedhjeve të shtunën në mbrëmje. Xhamia tek Qafa në kryeqytet dhe ajo e Sulltan Mehmet Fatihut u thyen nga hajnat, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në raportimet e policisë, thuhet se nga arkat e sadakas tek xhamia te Qafa janë marrë rreth 155 euro, kurse në tjetrën 5 euro.
Policia ka njoftuar se grabitësit ende nuk janë kapur dhe organiet e rendit po i hetojnë këto raste.
Xhematlinjët i kanë thënë Klan Kosovës se paratë që i lanë si sadaka, shfrytëzohen për nevoja të ndryshme në xhami.