16.7 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Thirrja me rimë e Kurtit për mërgatën: Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe

Jo vetëm kryeministri Albin Kurti, por edhe ministrat e tij, në vazhdimësi kanë bërë thirrje ndaj mërgatës që të regjistrohen për të votuar, kjo tregon se Lëvizja Vetëvendosje, “është në zor” për shkak se si duket mërgimtarët nuk do votojnë si para 4 viteve nga dëshpërimi me qeverisjen aktuale.

Duke parë që numër i vogël i mërgimtarëve janë regjistruar për votim, i nominuar i për kryeministër nga VV, Albin Kurti dhe vartësit e tij, po bëjnë thirrje në vazhdimësi për mërgimtarët që të regjistrohen për të votuar.

Kurti kësaj radhe ka vendosur që përmes rimave të t’iu bëjë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për ta hedhur votën.

“Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe”, është rima e Kurtit drejtuar mërgatës.

Ndryshe, më pak se dy javë kanë mbetur deri në përfundim të afatit për aplikim për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.

Që nga 1 shtatori dhe deri më 13 dhjetor, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë regjistruar rreth 35 mijë votues jashtë Kosovës.

Afati i fundit për regjistrimin e mërgatës, është 26 dhjetori./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT