16.5 C
Mitrovice
E premte, 17 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë iniciativën për themelimin e shoqatës sportive në kuadër të PK-së, ku sot për herë të parë u mbajt kuvendi themelues i shoqatës sportive të Policisë.

Kuvendi zgjodhi organet drejtuese, aprovoi statutin e shoqatës sportive si dhe caktoi përgjegjësit për themelimin e klubeve sportive në kuadër të shoqatës sportive të Policisë së Kosovës.

“Qëllimi i kësaj shoqate është të integrohet në federatat e ndryshme sportive me disiplina si; fillimisht futboll të vogël, volejboll, xhudo, atletikë, shenjëtari, shah etj, e që kjo do të ndikojë në integrimin, qasjen dhe afërsinë e drejtpërdrejtë te policisë me komunitetin, për treguar disiplinën dhe profesionalizmin e zyrtareve policorë edhe jashtë detyrës policore.

Shoqata sportive e Policisë së Kosovës bazuar në procedurat e parapara ligjore, do të vazhdojë me aplikim në institucionet relevante për licencim dhe procedura të mëtejme.” – njoftoi Policia.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT