1.2 C
Mitrovice
E martë, 4 Mars, 2025
spot_imgspot_img

‘Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve’

Analisti Lirim Mehmetaj ka ngritur shqetësime për parregullsi gjatë numërimit të votave, veçanërisht për rezultatet e Vetëvendosjes dhe ndryshimin radikal të LDK-së.

“E dyshimtë është rezultati prej 80% i LVV-së në përfaqësitë diplomatike, por edhe ndryshimi i papritur i votës së LDK-së. Këto anomali tregojnë për një kontaminim të procesit zgjedhor. Shteti ka ndërhyrë për të manipuluar votën”, tha Mehmetaj.

Ai shtoi se ka parë fakte që tregojnë për një proces të paqartë dhe të dyshimtë të transportimit të votave nga diaspora në Kosovë.

“Kam foto ku votat me thasë janë lënë në stacione të autobusëve. Procesi është i kontaminuar”, theksoi ai.

Këto dyshime rreth votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike mund të nxisin hetime nga institucionet përkatëse për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT