2.6 C
Mitrovice
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img

Thaçi uron Hotin, kërkon nga Kurti të lirojë “zyret e uzurpuara”



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka uruar Avdullah Hotin për marrjen e detyrës së kryeministrit.

Thaçi ka thënë se sot u vendos edhe një gur tjetër në themelet e shtetësisë e demokracisë së Kosovës, shkruan Reporteri.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e re që sa më parë të fillojë punën në sfidat që e presin Kosovën.

Në këtë adresim për media, Thaçi ka folur edhe për ish-kryeministrin Albin Kurti nga i cili ka kërkuar që të lirojë, siç ka thënë “zyret e uzurpuara”.

“Uroj deputetët për votimin e Qeverisë së re. Si president uroj për përgjegjësinë institucionale që treguan deputetët. Sot u vendos edhe një gur tjetër në themelet e shtetësisë dhe demokracisë së Kosovës. Presim nga Qeveria që të vazhdojë reformat në ekonomi. Kërkohet nga Kurti që të heqë dorë nga barrikadimi dhe uzurpimi i zyreve”, u shpreh ndër të tjera Thaçi. /Reporteri.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT