Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ushtruesi i detyrë së ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla le të merr shefin e tij Albin Kurtin dhe le të vjen në shtëpinë e tij, shkruan Gazeta Metro.
Thaçi ka thënë që 20 vite kalon kufirin Kosovë-Shqipëri me procedura të njëjta, kurse për interesimin e Sveçlës ai ka thënë se mund ta merr Kurtin dhe të vjen në shtëpinë e tij.
“Që prej çlirimit të Kosovës e deri dje kur kam dalur dhe hyrë në relacionin Kosovë-Shqipëri, kam hyrë në procedurat e njëjta tash e 20 vite, ndërsa për interesimin e Sveçlës dhe Kurtit si ndërmarrje kriminale që janë shndërruar dhe ju intereson lokacioni im unë jam në shtëpi”, tha Thaçi në RTV Dukagjini.
“Mos krijoni, shpifje, konfuzion, marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëz të politikës e as deputetët që në këtë rast po e bëjnë me zotin Pacolli”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Metro.
“Kështu që lokacioni im është në shtëpi për ministrin dhe shefin e tij dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tij, por mos t’ia mësyjnë vetë, le të vjen me Kurtin”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Metro.
“Kjo është një shpifje tjetër ordinere, por në fakt kjo është një kërcënim dhe shantazh që i bëhet deputetëve dhe shumë të tjerëve në këtë kohë të këtyre njerëzve të çoroditur që ju përngjan të njerëzve të viteve 70 të sistemeve moniste”, tha Thaçi.
Thaçi ka thënë se Vetëvendosje është një grup kriminal që ka kapur Qeverinë e Kosovës.//gazetametro.net





