Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, njëherë Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës, ka thënë se gjatë vizitës në SHBA, Pentagoni i ka premtuar armët më moderne dhe më të sofistikuar për ushtrinë e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Thaçi duke mbajtur fjalim me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK’së, ka thënë se Familja Jashari dhe të gjithë të rënët për lirinë e vendit, mbeten të nderuar për sakrificën dhe heroizmin e treguar. Ai tha se heroizmi i familjes Jashari mobilizoi botën shqiptare kudo në Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës e ku do që ka shqiptarë.
”Sot gjendemi në mesin dhe para ushtrisë së Kosovës në kazermën Adem Jashari për të nderuar Epopenë e UÇK-së. Vet emri i kazermës tuaj, është emri i lirisë dhe Pavarësisë e sovranitetit të Kosovës. Sot institucionet më të larta shtetërore, nderojnë heroizmin dhe sakrificën më të madhe të historisë tonë kombëtare, po ashtu Komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë të rënët në Epopenë e UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars në Prekazin heroik. Heroizmi i Jasharajve mobilizoi botën shqiptare kudo, në Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi, e kudo që ka shqiptarë”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Metro.
Thaçi tha se gjithashtu ka thënë se Kosova përgjithmonë do të jetë mirënjohëse ndaj partnereve të saj perëndimor si dhe falënderues çdo herë ndaj kontributit të SHBA’ve për Pavarësinë e Kosovës. Ai njoftoi se gjatë vizitës në SHBA, Pentagoni ka marrë garanci që do të kenë pajisjet më moderne që një ushtri ka në rajon ”Ju do të pajiseni me pajisjet më moderne të një ushtrie bashkëkohore. Dhe ky ishte mesazhi dhe diskutimi im edhe në Pentagon ditë më parë, për forcimin e ushtrisë së Kosovës me pajisjet më moderne që do t’i ketë një ushtri në rajonin tonë. Jemi institucioni që gëzon respektin e gjerë të qytetarëve të Kosovës. Ju jeni si forcë e besueshme në sytë e botës. Jeni ushtri moderne, bashkëkohore, multietnike”.//gazetametro.net