16 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Thaçi sërish pyet Kurtin: “E dëshironi mandatin, apo jo?”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar edhe një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, duke i kërkuar që t’i respektojë afatet e parapara me ligj dhe që sa më shpejtë ta jep emrin e mandatarit për postin e të parit të qeverisë, njofton Klan Kosova.

“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre”.

“Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”.

“Duke pasur parasysh edhe Pikën e 87 të Aktgjykimit të  Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”. Në cilindo rast, të pranimit  ose refuzimit të propozimit të kandidatit/es për Kryeministër, luteni që të më njoftoni sa më shpejt sipas premtimit tuaj nga takimi ynë, në mënyrë që unë t’i ndërmarr të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë dhe të dekretoj kandidatin/en për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në letrën e Thaçit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT