-2.3 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Thaçi: Pa SHBA’në në dialog, nuk ka as njohje e as marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot pas takimit me kryeministrin Avdulla Hoti, se dialogu me Serbinë duhet të vazhdon me praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Metro.

Thaçi ka thënë se pa praninë e SHBA’së në dialog, nuk do të ketë as marrëveshje finale me Serbinë e as njohje reciproke të pavarësisë së Kosovës nga pala serbe.

Presidenti ka thënë se është i bindur se pa praninë e amerikanëve në tavolinën e bisedimeve nuk mund të ketë rezultate mes dy shteteve, ai tha se nuk përjashton edhe praninë e BE’së në tavolinën e bisedimeve.

“Jam i bindur se pavarësisht bisedimeve që zhvillohen në këtë qytet apo në atë qytet, aty ku nuk janë SHBA janë skeptik, apo jam i sigurt që nuk ndodh njohja reciproke, prandaj është jetike për Kosovën që na tavolinën e bisedimeve të jenë SHBA’të, natyrisht edhe me Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi

Thaçi po ashtu ka thënë se nuk do të lejohet që procesi i dialogut të zbres në nivel teknik dhe duhet ta ruajmë identitetin tonë që e kemi.

Ai tha se raporti i Kosovës me Serbinë është kryekëput politik dhe jo teknik, sipas tij duhet të shkojmë drejt marrëveshjes finale me palën serbe ku parashihet njohja reciproke dhe respektimi i plotë i integritetit territorial.

TË FUNDIT

TË FUNDIT