Analisti politik, Visar Ymeri, zbuloi arsyet pse partia e Albin Kurtit nuk e mbështeti për president simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, në vitin 2011.
Në emisionin “Debat Plus”, Ymeri tha se kanë qenë dy arsye kryesore për këtë vendim, të cilat tingëllojnë paksa si skenar politik i vjetër. Së pari, Kurti siç tha ai kishte frikën se gjithçka mund të ishte një lojë e Hashim Thaçi.
“Dy kanë qenë arsyet kryesore. E para është që Albin Kurtit i është dukur që z. Demaçi po bëhet pjesë e lojës së Thaçit, jo me qëllim me e zgjedhjes, por me e fut në lojë”, ka thënë Ymeri, duke zbuluar arsyejen kryesore.
Së dyti, Ymeri theksoi një takim i brendshëm mes Liburnit, Albinit dhe Demaçit tregoi se ish-simboli i rezistencës kishte dhënë një përgjigje surprizuese.
“Dhe e dyta, unë nuk kam qenë në takim, por ka pasur një takim të Liburnit dhe Albinit me z. Demaçi. Ata pastaj me kanë treguar se njëra prej pyetjeve që i është shtruar z. Demaçi ka qenë: nëse të bëjnë president a e mandaton Hashim Thaçin për kryeministër? Dhe z. Demaçi ka thënë ‘po’, sepse ai i ka fituar zgjedhjet. Ky i ka thënë: jo, Hashim Thaçi nuk bën me kanë”, deklaroi Ymeri./gazetametro.net



