24.1 C
Mitrovice
E premte, 25 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Thaçi nga Haga: Babai më thoshte: “Je hy në punë të rënda, për Serbinë mos u mërzit veç me shokë mos u korit”

Ish-presidenti Hashim Thaçi në intervistën ultra ekskluzive për Rubikon të Klan Kosovës, ka ndarë kujtime të ndjera nga periudha e paraburgimit gjatë vitit 2024, kur prindërit e tij e vizituan për herë të dytë në hapësirat e qendrës ku po mbahet në Hagë.

Ai për gazetarin Adriatik Kelmendi, gjithashtu ka rikujtuar një bisedë intime me babain e tij në vitet ’90, ku ky i fundit i kishte dhënë një këshillë të çmuar: “Mos u mërzit për Serbinë, por mos u korit me shokë.”

”Gjatë vitit 2024 edhe pse në gjendje aspak të mirë shëndetësore prindërit me vizituan për herë të dytë në hapësirat e qendrës së paraburgimit. Ishte rrethanë mallëngjyese. Kaluan tri orë sikur të ishin tre minuta. Mbetëm të etur për të vazhduar muhabetet. Edhe pse të lodhur nga mosha për të pritur mysafirë, tregonin falënderim, mirënjohje për solidaritetin e shumë njerëzve me vizitat e tyre në Burojë”.

”Që të relaksoja më shumë ndejën, ju kujtoja kujdesin që tregonin për mua kur isha nxënës dhe udhëtoja me autobus çdo dite nga Buroja në Skenderaj, më jepnin para çdo ditë për burek, çaj dhe blerjen gazetës “Rilindja”; unë më tepër lexoja faqet sportive, rubrikën e kulturës dhe ndonjë fejton historik qe ia vlente. Me prisnin në mbrëmje për darkë. Kujdeseshin në imtësi për higjienën dhe veshmbathjen. Më kursenin nga punët e shtëpisë”.

”la freskova babait kujtesën për një bisedë që kishim zhvilluar në një nga pranverat e fillim viteve nëntëdhjeta, tanimë student gjatë një fundjave në kopshtin e shtëpisë, duke i ndihmuar në mirëmbajtjen e oborrit – kositjen barit në një moment pushimi nën hijen e një qershie kur ishim vetëm për vetëm më tha: “E di dhe po e shoh se je hy në punë të rënda“, vazhdoi “diçka dua të të them, sa për Serbinë mos u mërzit, veç me shokë mos u korit”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT