6.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Thaçi në fjalën përmbyllëse në Hagë: Është vetëm një e vërtetë, jam i pafajshëm për çdo akuzë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin përmbyllës para trupit gjykues në Hagë ka thënë se është plotësisht i pafajshëm për akuzat me të cilat e ngarkon Prokuroria.

“Për gati tri vjet në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.

Fjala përmbyllëse:

Dje në Kosovë u shënua 18 vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës. Më 17 shkurt 2008 duke ndjerë rrahjet e zemrave të stërgjyshëve tanë shpallim Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Dëshiroj që nga kjo sallë të përcjell urimet më të përzemerta për qytetarët.

Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e Prokurorisë dhe argumentet e mborjtjes. Ju i keni parë faktet. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Që akuzat nuk qëndrojnë, unë jam plotësisht i pafajshëm. Por kam thënë dhe e them sërish me bindje të plotë, unë bashkëndjej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat që kanë pësur në Kosovë pa marrë parasysh përkatësinë etnike

Në kohën e masakrave Çerez, Prekaz, në fillimit të vitit 1998, isha student në univeristetin Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta merrja kontrollin në Kosovë, po bëja plani për universitet. I vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviqi. Plane për një gjenocid tjetër, të ri në Kosovë

Si shumë qytetarë të tjerë kosovarë, edhe unë më herë u detyrova ta lëshojë Kosovën sepse regjimi i Millosheviqit më kishte ndjekur. Ai më kishte dënuar në mungesë me akuzën se kisha shkelur ligjet e tij diskriminuese. Më vonë i njëjti regjim do tëdënopjë në mungesë edhe Presidentin Clinton, Sekretaren Albright, Kryeministrin Bler, edhe Sekretarin e NATO-së Solana. Prandaj duke i parë masakrat ndaj popullit tim, unë dhe shumë të tjerë nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të kthehem në Kosovë në pranverë 1998. Vendim personal. Nuk mund të qëndroja anash derisa populli im përballej me shfarosje, atë që do ta bënte secili prej jush nëse vendi juaj do të përjetonte atë që përjetonte populli im. Për këtë jam shumë krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë.

Prokuroria pretendon se qëlllimi ishte kontrolli i Kosovës. Kjo jo vetëm që ësht e pavërtetë, absurde është dhe ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për liri. Ofendim për dhjetëra mijëra viktima të pafajshme të vrarë gjatë masakrave. Ofendim dhe e padrejtë edhe për përpjketet e NATO-s dhe aleancës perëndimore me të cilët unë bashkëpunova ngushtë.

Më lejoni të përsëris një të vërrtetë të përjetshme, ama bash i vetmi kundërshtar i imi, i popullit të Kosovës, dhe botës demokratike ishte Sllobodan Millosheviqi. Është e rëndë ta dëgjosh këtë akuzë, kur gjatë luftës unë se dija nëse do të isha gjallë prej orës në orë, prej ditës në ditë. Nuk isha i sigurt nëse do të shihja gruan time dhe djalin e sapo lindur, e lëre më të ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovë. Unë nuk u ktheva për të rrezikuar jetën time për kontroll dhe pushtet. U ktheva në atdhe duke rrezikuar jetën time për liri dhe paqe.

Pyetja që shtrohet sot është marrja e kontrollit prej kujt? kush? E vërteta është se kontrolli dhe pushteti ishin nën duart e hekurta të Millosheviqit, askujt tjetër. Shqiptarët nuk ushtronin pushtet, ata shtypeshin nga pushteti i Millosheviqit. Misioni ynë ishte i qartë, mbijetesa, liria dhe paqja. Unë nuk kisha fare iluzione, por shpresa e jonë e vetme për shpëtim ishte bota demokratike, ShBA-ja dhe NATO. Prandaj dhe tërë fokusi im ishte ndërtimi dhe forcimi i kësaj aleance. Për këtë qëllim unë udhëtova në shumë kryqytetet për ti bindur për kauzën tonë të drejt, Bruksel, Londër, Vien, Oslo. Kudo që isha, isha në kontakt me zyrtarët e administratës amerikane. Millosheviqit e kishte filluar luftën në Kosovë, ndërsa ne po vetëmbroheshim, por luftën mund ta përfundonte vetëm NATO, dhe ashtu ndodhi. Po të mos ishte NATO, liri të Kosovës nuk do të kishte, nuk do të kishte as pavarësi. Prandaj pavarësia ishte për dinjitet, dhe jo instrument për të marrë pushtet.

Kjo Prokurori më thuri shumë lavde e më ndau shumë tituj e grada, por e vërteta është krejt tjetër, unë nuk isha ai e cili i transportova rezistemcënm nga perëndimi në Kosovë. Nuk ishte kthimi im nga perdimi pse UÇK po masivizohej, arsyeja ishte Millosheviqi. Askush më bukur se ka thënë se Albright “Millosheviqi është rekrutuesi më i madh i UCK-së. UCK-ja nuk ishte ushtri e një shteti, organizim popullor që po mbrohej nga një shtet agresor.

Fitorja e Kosovës ishte më shumë poltiike. Suksese më i madh ishte bashkëpunimi i plotë dhe besimi me perëndimin. Ata na ndihmuan, pikërisht se e dinin se kush ishim dhe çfarë qëllimi kishim. Unë me asnjë çmim, në asnjë rrethanë nuk do të rrezikoja këtë aleancë me asgjë në këtë botë sepse ashtu do të rrezikoja vetë lirinë e Kosovës, ekzistencën tonë kolektive. Synimi ishte paqja, nuk ishte lufta.

Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal. Pas hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe largimit të forcave serbe, qytetarët e Kosovës po festonin lirinë e shumëpritur.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT