14 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Thaçi: Liderët e BE-së të mos i bëjnë gabimet e viteve të 90-ta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka komentuar takimin e javës së kaluar me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederica Mogherini, njofton Klan Kosova.

“Gjatë javës që lamë pas, zhvilluam një darkë pune në Bruksel me zonjën Mogherini. Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor treguan përvojat e punës, sfidat dhe ballafaqimet për të ardhmen evropiane të vendeve tona. Ishte konkludim i përbashkët i liderëve të Ballkanit Perëndimor, një zhgënjim masiv i shprehur në mosangazhimin konkret të Bashkimit Evropian për shtetet e rajonit tonë”.

“BE-ja dhe liderët e BE-së, në këtë kohë të mungesës së vizionit të tyre duhet të dëshmojnë se nuk do t’i bëjnë gabimet e liderëve të fillimviteve të 90-ta të BE-së”, ka thënë Presidenti përmes një videoje të postuar në Facebook dhe Instagram.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT