-5.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

Thaçi kujton Bajram Rexhepin: Një figurë shembull e patriotizmit

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka kujtuar sot në tre vjetorin e vdekjes ish-kryeministrin e Kosovës, Barjam Rexhepin, shkruan Gazeta Metro.

Thaçi ka shkruar se, “Kryeministri i parë i Kosovës së pasluftës, BAJRAM REXHEPI, ishte një figurë shembull e patriotizmit, i cili nuk e ndali asnjëherë kontributin për lirinë, pavarësinë dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës. Bajram Rexhepi ishte intelektual, humanist, diplomat dhe politikan shumë i vendosur”.

Tutje ai ka shkuar se Rexhepi ka dhënë kontribut të madh edhe në luftë.

“Ai dha kontribut shumë të madh në vijën e parë të frontit të luftës, duke shpëtuar qindra jetë të ushtarëve të UÇK-së dhe duke iu mundësuar atyre që të ktheheshin sërish në istikamet e luftës për mbrojtjen e atdheut. Ishte figurë unifikuese në momentet më të ndjeshme të politikës sonë të brendshme pas çlirimit, duke bashkëpunuar me të gjitha subjektet politike si kryeministër i parë i Kosovës. Bajram Rexhepi dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe për vendlindjen e tij, Mitrovicën, të cilën e udhëhoqi shumë vite me radhë. Angazhimin dhe përkushtimin për fuqizimin e shtetit të Kosovës, Bajram Rexhepi nuk e ndali në asnjë moment. Ishim së bashku, si në luftë, ashtu edhe në paqe! Së bashku fituam shumë beteja, deri para tre vjetësh kur fatkeqësisht humbi betejën me sëmundjen e rëndë, duke u ndarë vetëm fizikisht prej nesh. Kontributi, trashëgimia politike dhe patriotike që Bajram Rexhepi ka lënë për brezat e ardhshëm do të jetojë përgjithmonë! Prehu në paqe, miku im i paharruar”, ka shkruar Thaçi./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT