Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i duartroket lidershipit të Shtëpisë së Bardhë, Presidentit Donald Trump dhe Ambasadorit Richard Grenell që kanë bërë bashkë përsëri Kosovë dhe Serbinë në përpjekje për të arritur marrëveshjen paqësore.
“Inkurajoj delegacionin e Kosovës që të bëjnë hapa përpara drejt paqes, pajtimit dhe prosperitetit ekonomik”, ka shkruar ai në Tëitter, transmeton Klan Kosova.


