0.7 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Thaçi godet Lajcakun një ditë para vizitës në Kosovë: Kosovarët s’kanë nevojë për fjalime të thata, por për viza



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se emisari i BE’së, sllovaku Mirsolav Lajcak është i mirëseardhur në vizitën e tij nëse vjen me çasjen se Kosova është vend i pavarur, teksa shtoi se qytetarët kanë nevojë për liberalizimin e vizave, shkruan Gazeta Metro.

Në një konferencë për media, Thaçi ka thënë se nuk është i informuar për agjendën e Lajcak në Kosovë, derisa nuk tregoi se a do të takohen.

“S’jam i informuar për agjenden e Lajcak në Kosovë. Nuk është koha për hapjen e çështjeve teknike për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Lajcak duhet të kuptojë se Kosova është e pavarur dhe nëse vjen me çasje se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, atëherë është i mirëseardhur.”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Tutje, ai ka shtuar se Lajcak duhet të kuptojë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për heqjen e vizave, proces i cili ka filluar para më shumë se një dekade, raporton Gazeta Metro.

“Mirëpo ai duhet të kuptojë se kosovarët kanë nevojë për heqjen e vizave, e jo për fjalime të thata.”, ka thënë Presidenti.

Vlen të theksohet se kryetari i Shtetit e ka kundërshtuar që në fillim emërimin e Lajcakut si emisar të BE’së, duke marrë parasysh se ai vjen nga Sllovakia, vend që nuk e ka njohur Kosovën dhe kishte votuan kundër pranimit të vendit në UNESCO.

Në fund të konferencës, Thaçi shtoi se ka mirëkuptim dhe koordinim me Kryeministrin Hoti rreth çështjeve të brendshme dhe atyre të jashtme.

Ai ka shtuar se Kushtetuta e tregon të qartë se kush i ka komptencat për dialogun me Serbinë, e që sipas Presidentit i takojnë atij./gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT