-0.9 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Thaçi e Veseli darkojnë me Ramën në orën 19:45



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur që dy ditët e fundit të muajit qershor, t’i kalojë në Kosovë për vizitë, shkruan Gazeta Metro.

Kjo vizitë e tij vjen pak ditë pas lajmit nga Tribunali i Hagës për aktakuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK’së, Kadri Veseli.

Me këta dy të fundit është planifikuar që Rama të darkojë në njërin nga restaurantet e Prishtinës, vetëm një orë pas takimit të tij me Presidentin Thaçi, që do të fillojë nga ora 18:50.

Megjithatë, në të njëjtën kohë ishte paralajmëruar se Thaçi do të fliste për aktakuzën e Gjykatës Speciale, pasi që paraqitja e tij gjatë vikendit ishte shtyrë për të hënën.

Nuk dihet nëse presidenti do të flas sot për këtë temë. /gazetametro.net




TË FUNDIT

TË FUNDIT