2.7 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Thaçi e të tjerët pranojnë që Konjufca t’i vizitojë në Hagë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritet të jetë zyrtari i parë i nivelit më të lartë shtetëror, që do të takojë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, që janë të paraburgosur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Konjufca do të takojë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, derisa ata vazhdojnë të mbesin si të paraburgosur, e mbi të cilët rëndojnë akuzat për krime lufte.

Të njëjtit e kanë pranuar kërkesën e Konjufcës për vizitë dhe një gjë të tillë e konfirmuan burime të RTK-së.

Aktualisht, kryetari i Kuvendit, Konjufca, ndodhet në vizitë zyrtare në Austri, ku u prit edhe nga homologu austriak si dhe pati takime të tjera.

Megjithatë, ende nuk dihet data se kur një vizitë e tillë mund të realizohet.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zyrtarja më e lartë që deri më tash ka vizituar Dhomat e Specializuara dhe ka takuar disa nga të paraburgosurit, por jo edhe Thaçin e Veselin.

Sipas Haxhiut, ishin ata që nuk pranuan të takohen me të.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT