2.7 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Thaçi e Hoti gati për në Shtëpinë e Bardhë: Vizion i qartë e pajtueshmëri e plotë për përfaqësim



Sot, para udhëtimit për në SHBA, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti janë takuar dhe i kanë harmonizuar qëndrimet për një përfaqësim sa më të mirë të Kosovës në këtë takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë.

Thaçi dhe Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë, thuhet nga zyra e presidencës, njofton Klan Kosova.

Republika e Kosovës është e bekuar më mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë, thuhet nga presidenca dhe krerët shtetërorë janë shprehur optimistë se ky proces do ta përmbyllë kapitullin e hidhur të luftës dhe do ta forcojë paqen në gjithë rajonin tonë.


TË FUNDIT

TË FUNDIT