-1 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

Thaçi: E dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve tanë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se është shumë e dhimbshme të shohësh puna e bujqve, djersa dhe mundi i tyre, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Shumë e dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve tanë, djersa dhe mundi i tyre, dje dhe sot, pas breshrit dhe rrebesheve të shiut në vendin tonë.

Nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi, veçanërisht pasi rreziku nga fatkeqësitë natyrore i kanoset gjithnjë sektorit.

Një dëm sezonal, bujqve tanë shpeshherë ua bënë të pamundur mbijetesën biznesore apo edhe punimin e tokës së tyre në sezonin e ardhshëm.

Prandaj, Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë. Duhet të bëjë më shumë për njerëzit tanë të vyeshëm dhe për këtë sektor jetik për ekonominë tonë. HTH

TË FUNDIT

TË FUNDIT