5.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Thaçi del kundër Qeverisë: Rritja e çmimit të rrymës do të prekë shumë ekonomi familjare, opozita më mirë të organizojë protesta

Njëri ndër opinionistët përkrahës të Vetëvendosjes (VV), Jusuf Thaçi ka reaguar pas aprovimit të Qeverisë në propozimin e ZRRE’së për rritjen e tarifës së energjisë elektrike.

Thaçi përmes një postimi në Facebook tha se mesatarja e Kosovës shpenzojnë më shumë se 600 kilovatë rrymë brenda muajit, sipas një grafike të KEDS-it.


Ai tha se rritja e tarifës së energjisë do të prekë një numër të madh të ekonomike familjare.

“Gati cilado familje që, në mungesë të mundësive tjera, detyrohet ta përdorë energjinë elektrike për ngrohje, e kalon 600 kilovatëshin brenda muajit, edhe nëse mundohet të kursejë maksimalisht. Në mesin e këtyre ekonomive familjare ka shumë të tilla me kushte jo të mira financiare, të cilat rrymën nuk e përdorin për luks, por për nevoja ekzistenciale, siç është ngrohja (sepse nuk kanë opsion tjetër për ngrohje)”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi tha se Qeveria duhet të sigurohet që rritja e çmimit të energjisë të jetë sa më e vogël, sidomos për ekonimitë familjare me gjendje jo të mirë financiare.

Ndërsa shtoi se opozita më mirë do të ishte të organizonte protesta, në mënyrë qytetarët që e pakënaqur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike të dalin dhe ta shprehin pakënaqësinë e tyre para qeverisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT