5.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Thaçi: Askush s’e ka besuar se 20 vjet pas luftës s’do të kemi një marrëveshje politike me Serbinë për njohje reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se arrija e një marrëveshjeje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kontribuonte në paqe afatgjate në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi tha  se Kosova ka qenë gjithmonë e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të përfundonte me njohje reciproke, por sipas tij, shumë raste janë humbur që të arrihet një gjë e tillë.

“Askush nuk ka mundur ta imagjinojë në verën e vitit 1999 se 20 vjet më vonë ne ende nuk do të kemi një marrëveshje politike me Serbinë për njohje reciproke dhe krijimin e rrethanave të fqinjësisë së mirë. Janë humbur raste të mëdha që ta arrijmë këtë marrëveshje, ndërsa ne kemi qenë të gatshëm gjithmonë që të shtrijmë dorën për marrëveshje. Paqja afatgjate në Ballkanin Perëndimor në masë të madhe varet nga paqja e përhershme në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, pra me një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk ka si të mos përfundojë pa njohje reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane”, tha presidenti Thaçi.

Në Samitin për Paqe në Evropën Juglindore ka marrë pjesë edhe udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Ka nevojë për marrëdhënie të mira fqinjësore midis vendeve tona duke i bërë aktive vlerat dhe interesat e përbashkëta, drejt BE-së e NATO-s, për zhvillim, mirëqenie e siguri. Ballkani perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrën”, është shprehur Kurti./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT