36.5 C
Mitrovice
E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Testimet në Urën e Ibrit u kryen nga një kompani e kontraktuar nga BE’ja

Testimet që u kryen të martën mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë, për të cilat Qeveria në detyrë as që kishte njohuri, janë kryer nga një kompani e kontraktuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo është konfirmuar nga KFOR’i.

“Personeli i angazhuar në testimet teknike të kryera në Urën e Mitrovicës është i një kompanie private të kontraktuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë KFOR-i për Koha.net.

Në testimet e së martës ishin të angazhuar punëtorë të shumtë, kamionë të rëndë e pajisje të ndryshme.

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka deklaruar para dy ditësh se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) e ka përfunduar testimin teknik të urës që vitin e kaluar dhe ka marrë një raport që vërteton se ura është në gjendje të mirë dhe e sigurt për kalim.

“Ne si ministri i kemi përfunduar testimet vitin e kaluar dhe e kemi pranuar raportin përfundimtar që ura është stabile për kalimin e të gjitha ngarkesave mbi të. Nuk jemi duke kryer asnjë testim aktualisht dhe nuk jemi të informuar se kush po i kryen ato testime në urë”, ka deklaruar Durmishi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT