3.5 C
Mitrovice
E martë, 3 Shkurt, 2026
spot_img

Tërmkolli: Rreshtimi i disave kah Palestina është politikisht pothuaj njësoj si kah Serbia

Anëtarja e LDK’së, Melihate Termkolli, ka thënë se rrështimi kah Palestina, politikisht është i njëjtë sikurse rreshtimi ndaj Serbisë.

Termkolli, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se zyrtarë palestinezë kanë dalë kundr pavarësisë së Kosovës, derisa kritika ka pasur edhe për deklarimet e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, për konfliktin izraelito-palestinez.



“Nuk është as çështje e jona as takat i yni konflikti mes Izraelit e palestinezëve! Rreshtimi i disave kah Palestina është politikisht pothuaj njësoj si kah Serbia. Zyrtarët palestinezë janë sjellë e po sillen në mënyrën më agresive kundër pavarësisë e shtetit tonë. Deklarimi i Myftiut të Kosovës për ngjarjet e fundit atje, është më shumë se skandaloz”, thuhet në postimin e saj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT