8.3 C
Mitrovice
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Tërmkolli: Izolimi që Kurti i ka bërë Kosovës s’ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës – duhet të jesh ahmak që të përplasesh me SHBA-të

Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, një një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për situatën politike në vend, çështjen e urës së Ibrit, deklaratat e kryeministrit Kurti për të, përplasjet e tij dhe presidentes Osmani, LDK-në e sotme e zgjedhjet e ardhshme.

Sa i përket hapjes së urës, ajo thotë se ura ka qenë e gatshme për hapje që nga viti 2017 dhe e drejta nuk na ka munguar, por që është një çështje më delikate.

“Së pari krejt kjo është pasojë e politikave shumë të gabuara të kryeministrit në raport me atë që e quajmë ndërkombëtarë, në veçanti me SHBA-të e shtetet e BE-së sepse po të ndiqej një rrugë më normale të bëhej politikë, sigurisht që s’do të kishte nevojë të diskutohej kjo temë siç po e bëjmë tani. Ura e Ibrit ka qenë e gatshme që nga 2017-ta, nuk është se tash u bë e gatshme, Kosova e ka pasur të drejtën ta hapë që nga 99 dhe gjithherë, nuk është se tani dikujt i paska rënë ndërmend se kemi të drejtë ta hapim urën, por që të gjithë e dimë që është një çështje pak më delikate, sikur edhe çështje tjera që ndërlidhen me veriun e për të cilat ka gabime të mëdha, kush më pak e kush më pak, e për të cilin duhet një koordinim i mirëfilltë me miqtë tanë, kur ka munguar kjo ne i kemi parë pasojat”, thotë ajo.

Tërmkollu thotë se Kurti pati një fryrje duke thënë se do ta hapë urën, ndërsa tani thotë se po pret KFOR-in e QUINT-in, derisa këto i quan mashtrim të opinionit dhe deklaratë të papërgjegjshme.

TË FUNDIT

TË FUNDIT