15.1 C
Mitrovice
E hënë, 1 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Tërmkolli godet Albulena Haxhiun: Kush je ti me burgosë dikë, je niveli më i lartë i absurditetit

Ish-deputetja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu është niveli më i lartë i absurditetit pasi mendon se mund ta dërgojë në burg dikë, shkruan Gazeta Metro.

Tërmkolli ka reaguar pas deklaratës së Haxhiut në një emision, ku tha se do të dërgojë në burg disa politikanë nëse bëhet Ministre e drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj.

“E keni dëgjuar mbrëmë Albulena Haxhiun, është niveli më i lartë i një absurditeti. Një politikan që duket sikur do të dalë nga studio ta çojë Ramushin në burg… Kush je ti? Kjo nuk është detyrë e politikanit, ta burgosë dikë”, është shprehur Tërmkolli në Pressing. Ajo tutje ka thënë se VV nuk është fituese absolute e zgjedhjeve, pasi si e tillë po sillet me LDK’në./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT