Tërmeti që ndodhi në mëngjesin e sotëm në orën 03:53 ka shkaktuar panikë dhe shqetësim te qytetarët në Kosovë. Qindra mijëra njerëz kanë dalur në rrugë, shkruan Indeksonline. Policia e Kosovës dhe Njësiti Special kanë treguar gatishmëri për të ofruar ndihmë. Lëvizjet e tyre vërehen në kryeqytet. Njerëzit janë duke qëndruar në rrugë dhe në veturat e tyre duke pasur frikë të kthehen në vendbanime. /Indeksonline/