10.9 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Tërmet në zonën e Bujanocit, dridhjet ndihen edhe brenda territorit të Kosovës

Një tërmet prej 2.3 ballë të Rihterit është regjistruar në zonën e Bujanocit.

Lajmin e ka konfirmuar Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës.

“Është jashtë territorit të Kosovës, në Komunën e Bujanocit me shkallë 2.3. Është me intensitet shumë të ulët”, ka thënë ai për KALLXO.


Tërmeti ka ndodhur në ora 17:19.

Qytetarët kanë raportuar se dridhja është ndjerë edhe në zonën brenda territorit të Kosovës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT