10.5 C
Mitrovice
E martë, 14 Tetor, 2025
spot_img

Tërhiqen 33 mijë e 841 zarfe me vota nga Diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimin jashtë Kosovës përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Në njoftim thuhet se janë tërhequr 33 mijë 841 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë, KQZ ka thënë se do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

“Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale 2025 ishte 43,933 shtetas, ndërkaq periudha e votimit kishte filluar më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor 2025”, ka njoftuar KQZ./Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT