Drejtori Ramadan Beshiri ka reaguar pas përpjekjeve për ta njollosur karakterin e tij duke cenuar kështu dinjitetin e tij si njeri, shkruan Mitrovica SOT
Beshiri tha se asnjëherë nuk ka konsumuar e as ka shitur drogë, as ka qenë pjesë e ndonjë veprimtarie kriminale që lidhet me narkotikët.
Ai tha se tërë jetën ka jetuar me nder dhe kjo dëshmohet edhe nga analizat mjekësore e verifikimet institucionale.
Beshiri tha se para 10 vitesh është marrë me muzike e jo me krim.
“Po, para rreth 10 viteve, jam marrë me muzikë, jo me krim. Kam kultivuar tekste e muzikë Hip Hop. Tekstet dhe videoklipet e mia kanë qenë pasqyrim i realitetit që na rrethonte. Në disa videoklipe të realizuara në rrugë, me shokët e lagjës e bashkëpunëtorë, janë përdorur elemente skenike – përfshirë armë dhe lëndë narkotike – si pjesë e konceptit artistik, jo duke bërë krime. Kemi bërë art, jo krim.
Për një ngjarje të tillë kam paguar gjobën me pare, si person përgjegjës për projektin artistik dhe videoklipin. Megjithatë, as vetura e konfiskuar dhe as lënda e sekuestruar nuk kanë qenë pronë e imja dhe nuk kishin lidhje me mua në aspektin e posedimit apo përdorimit. Por, videoklipi ishte i imi”, shkroi ai ndër tjerash.
Postimi:




