7.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Tenistja serbe publikon video me këngën e Dua Lipës, ‘çarten’ komentuesit serbë

Tenistja serbe, Ana Ivanovic ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ajo tregonte stilin e saj të veshjes. E gjithë videoja shoqërohej me këngën “Levitating” të këngëtares nga Kosova, Dua Lipa.

Ajo hasi në komente dhe provokime të shumta negative nga ndjekësit e saj serbë, të cilëve nuk u pëlqeu përzgjedhja e këngës së Dua Lipës.



“Pse Dua Lipa, ajo është një zgjedhje e keqe”; “Pse Dua Lipa, një person që i urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe?”; “Pse Ana, për hir të Zotit?! Ti e shite shpirtin tënd”. Këto ishin disa nga komentet në postimin e Ana Ivanoviqit, shkruajnë mediat serbe.

Ana ende nuk u është përgjigjur këtyre reagimeve.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT