Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Bekim Haxhiu, veprimtarinë e qeverisë Kurti në shëndetësi e vlerësoi më shumë si një skemë korrupsioni.
Haxhiu në debatin për shëndetësinë në KTV të shtunën tha se shëndetësia është shndërruar në një sistem abuziv të pasurimit të qeveritarëve në kurriz të pacientëve dhe se përmes rritjes së buxhetit është rritur korrupsioni dhe hajnia.
“Buxheti në shëndetësi është rritur, por kjo nuk e ka plotësuar nevojën e qytetarëve për të marrë shërbime më të mira e në veçanti në mbulimin e listës së barnave esenciale. Buxheti për barna është rritur në 60 milionë, ndërsa furnizimi është më i dobët sesa kur kanë qenë 24 milionë euro”, ka thënë Haxhiu.




