12.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 7 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Temperaturat minimale në minus 3 gradë, ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Kurse të mërkurën do të kemi mot kryesisht i ngjashëm me ditën e sotme, por në fushat termike parashihen ndryshime. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

“Të enjten. Nga dita e enjte parashihet të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu. Minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Të premten. Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Dita e premte parashihet të shënoj vlerat më të larta të temperaturave maksimale gjatë javës. Minimalet ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Sa i përket parametrit të erës, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.”

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT