15.2 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Temperatura minus, mjegull e brymë/ Moti për javën e fundit të tetorit

Në parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e fundit e muajit tetor do të vijoj me mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell.

Kjo situatë vije si rezultat i prezencës së fushave anticiklonike të cilat kanë përfshirë gjithë territorin e vendit tonë.

Temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e hënë dhe të marte në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta.

Po ashtu si pasojë e rënies së temperaturave minimale ekzistojnë kushte që në mëngjes të paraqitet fenomeni i brymës i cili mund të ndikoj negativisht në perimekulturë, te ato perime që ju ekspozohen rrezeve direkt të dritës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

IHK bën të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike. /Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT