9.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Televizioni kroat publikon hartën ku Kosova është pjesë e Serbisë, kritikohet ashpër

Subjekti politik, “Lëvizja për atdheun” në Kroaci ka sulmuar ashpër Televizionin Publik Kroat (HRT) për dy gjëra, mos transmetimi i hapjes së kullës së rinovuar të ujit Vukovar dhe për një hartë të publikuar ku tregon Kosovën si pjesë të Serbisë.

Kjo lëvizje e ka quajtur të okupuar Televizionin Publik Kroat (HRT) pas këtyre skandaleve. Në një deklaratë të nënshkruar nga sekretari politik i Lëvizjes për atdheun (PD), Mario Radic, këto dy veprime i ka quajtur mesazhe të turpshme.

Ai tuje ka krahasuar këto pamje të televizionit kroat me ato të vitit 1990 kur Serbia përhapte propagandë.
Televizioni Publik i Kroacisë edhe në të kaluarën ka shfaqur pamje të tilla, ku shtetin e Kosovës e paraqiste si pjesë integrale të Serbisë.

“Foto e dytë, e cila për fat të keq u shfaq në televizionin publik kroat, është, për herë të pestë (të paktën herën e tretë), ku Kosova paraqitet si pjesë integrale e Serbisë. Gjegjësisht, tregohet një hartë e Evropës në të cilën Kosova nuk është e pavarur.

Nëse ata nuk e dinë se Republika e Kroacisë e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, dhe nëse ata kanë nevojë për konfirmim zyrtar, disa nga Ministria e Punëve të Jashtme të kërkojnë një Vendim të Republikës së Kroacisë për njohjen e Republikës së Kosovës, për të treguar situatën reale “, thuhej në deklaratë e Lëvizjes për Atdheun../gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT