18.5 C
Mitrovice
E premte, 1 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

“Tela elektrik në Ujman”, Policia e Prokuroria dalin me komunikatë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës kanë dalë me një komunikatë të përbashkët lidhur me pretendimet për rrezikshmëri në Liqenin e Ujmanit, të bëra nga kryetari i Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës.

Më 30 korrik 2025, ky i fundit deklaroi në media se kishte vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë gjatë një aksioni për largimin e varkave pa leje. Sipas tij, nëse këta tela do të aktivizoheshin, do të paraqisnin rrezik për jetën e qytetarëve.

Pas kësaj deklarate, ai është intervistuar nga organet hetuese në cilësinë e dëshmitarit. Policia ka pranuar edhe një video që ndërlidhet me këtë rast.

“Më 30.07.2025, i njëjti ka deklaruar në media se në Liqenin e Ujmanit janë vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë, të cilët, sipas tij, paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve. I njëjti është intervistuar sot në cilësinë e dëshmitarit, ku ka deklaruar se gjatë një aksioni për largimin e varkave pa leje, ka vërejtur tela në ujë dhe se, nëse aktivizohen, mund të paraqesin rrezik për qytetarët”

Menjëherë pas pranimit të informacioneve, njësia e Kontrollit Kufitar Ujor ka ndërmarrë veprime në terren dhe ka konstatuar se telat e përmendur nuk janë të lidhur me energji elektrike dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik real.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka sqaruar se nuk ka pranuar më herët ndonjë raportim lidhur me këtë çështje. Pas analizimit të provave, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka vlerësuar se nuk ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale.

“Policia ka pranuar edhe një video në lidhje me këtë rast. Menjëherë pas pranimit të informacioneve, njësia e kontrollit kufitar ujor ka kryer kontrolle në terren, ku është konstatuar se këta tela nuk janë të lidhur me energji elektrike dhe nuk paraqesin rrezik.”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT