Mesditën e së mërkurës në Poduevë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku një person i armatosur me një armë të gjatë, që duket të jetë kallashnikov, ka terrorizuar qytetarët.
Rastin për Metron e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënese e Policisë në Rajonin e Prishtinës e cila tha se nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona te lënduar”, tha Ahmeti.
Tutje ajo bëri të ditur se policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin, ndërsa Indeksonline ka publikuar video nga vendi i ngjarjes./gazetametro.net





