-5.5 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, 39-vjeçarin e gjuajnë pasi i tha një të riu të mos urinojë para shtëpisë së tij

Të dielën, në rrugën “Safet Ajeti” të Mitrovicës, ka pasur të shtëna me armë zjarri para një shtëpie, nga një veturë e cila ishte në lëvizje. Sinjali mëson se gjuajtja me armë erdhi pas një konflikti verbal në mes të pronarit të kësaj shtëpie dhe një qytetari.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit, që u shkrep para shtëpisë së viktimës nga një i dyshuar, ende i paidentifikuar nga Policia.

Siç mëson Sinjali, sherri plasi derisa i dyshuari kishte qenë para shtëpisë së viktimës, kur për një moment kishte filluar të urinojë, veprim ky që nuk i iku syrit të pronarit, i cili pa një pa dy doli në ballkon dhe i kërkoi atij të largohej nga aty.

Kjo kërkesë siç duket e mllefosi të dyshuarin, i cili e paralajmëroi viktimën se do ta pësojë keq. Pas fjalëve “pritëm se kthehna”, ai nuk vonoi shumë dhe i shkoi atij sërish te shtëpia, por këtë herë dyshohet se gjuajti me armë nga vetura dhe më pas u largua në drejtim të panjohur.

I shqetësuar për situatën që ndodhi, pronari i shtëpisë ka denoncuar rastin dhe menjëherë njësitë policore janë aktivizuar për të mbledhur prova që dëshmojnë atë se çfarë ndodhi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT