-3.5 C
Mitrovice
E hënë, 2 Shkurt, 2026
spot_img

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte rreth orës 21:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Sipas Policisë nuk ka pasur persona të lënduar.



Kështu ka bërë të ditur për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Haxhi Zeka” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, tha Borovci.



Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre /Express/

TË FUNDIT

TË FUNDIT